‘E ke vajzën me sindroma’, Xhensila Myrtezaj e bën për ‘pesë pare’ ndjekësen

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj e bën për 'pesë pare', një ndjekëse teksa ia ofendon vajzën.

ShowBiz

15/03/2019 10:19

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër që disa muaj por asnjëherë nuk ia kanë zbuluar ftyrën vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Ajka, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, një ndjekëse i ka komentuar në një foto Xhensilës dhe thotë se ‘Ajka e Xhensilës është me sindromë dhe për atë nuk e bëjnë publike’.

Në një koment të tillë, nuk ka munguar as reagimi i këngëtares, Myrtezaj e cila i ‘vërsulet’ keq ndjekëses.

“Njeri i ndyrë, njeri psiqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjnë pis”, janë vetëm disa nga fjalët e Xhensilës. /Lajmi.net/