E kanë të vështirë ta dëshmojnë se janë binjake (Foto)

Në Britani të Madhe janë dy vajza binjake meleze, të cilat të çudisin, pasi që njëra është e zezë, ndërsa tjetra e bardhë.

Bota

03/03/2015 22:39

Për të dëshmuar se janë motra, binjaket shpesh detyrohen që këtë gjë ta dëshmojnë me certifikatat e lindjes, shkruan Barcroft media, transmeton lajmi.net.

“Askush nuk na beson se jemi binjake, pasi që unë jam e bardhë, ndërsa Maria është e zezë”, shpjegon Lucy.

“Edhe kur vishemi njësoj, ne nuk dukemi si motra e aq më shumë jo binjake”, shton ajo.

Black And White Twins Lucy And Maria

Pasi që dy motrat erdhën në jetë, nëna e tyre, Donna Douglas u çudit kur i pa vajzat e saj për herë të parë.

“Për të ishte shok, pasi që ngjyra e lëkurës nuk mund të dallohet nëpër kontrollet mjekësore para lindjes”, thotë Lucy.

“Prandaj ajo nuk kishte idenë më të vogël që ne do të ishim kaq të ndryshme. Kur për herë të parë na morri në dorë, ajo thjesht mbeti pa fjalë”, tregon tutje Lucy fjalë e nënës së saj, transmeton lajmi.net.

Përveç ngjyrës së lëkurës, binjaket britanike dallojnë edhe në personalitetet e tyre.

Lucy, e cila është flokëkuqe, studion për arte dhe dizajn në Kolegjin Gloucester. Ndërkaq, e motra, Maria, e cila ka flokë ngjyrë kafe, studion Juridik dhe Psikologji në Kolegjin Cheltenham. Maria dhe Lucy kanë edhe tre vëllëzër të tjerë, të cilët po ashtu janë melezë.

Black And White Twins Lucy And Maria

“Dy vëllezërit dhe motra gjithashtu kanë ngjyrë tjetër të lëkurës, e cila është mes meje dhe Marias”, thotë Lucy.

Sipas saj, gjëja më e mirë nga e gjithë kjo është se binjaket asnjëherë nuk kanë pasur problemin e ngatërresës se cila është cila. (lajmi.net)