“E kanë kokën bosh të dy”, Andi i reagon ashpër Jasminës

Deklarata e Jasminës e bëri Andin të reagojë ashpër.

ShowBiz

26/02/2021 20:17

Takimi mes Andit dhe Sarës që u transmetua sot në ‘Përputhen’, ka nxitur debate, shkruan lajmi.net.

Ishte Jasmina ajo e cila gjatë gjithë kohës komentoi takimin, ndërsa u shpreh shumë e mllefosur ndaj Andit.

Jasmina u shpreh se e gjithë ajo çfarë pa iu duk mungesë respekti nga Andi, madje nuk i kurseu edhe ofendimet.

“Shyqyr që mbushën barkun, se kokën e kanë të dy bosh”, tha Jasmina, duke bërë që Andi t’i reagojë ashpër.

“Ça po të duket vetja që të flasësh kështu?”, i tha ai, duke tentuar që ta qetësonte. /Lajmi.net/