“E kam ditur, Beatrix është viktima”, Atdheu komenton trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix

Trinomi Donald-Bora-Atdhe sërish është vendosur në qendër të mediave online, nga njëra anë për shkak të festës së stilistit Valdrin Sahitit dhe nga ana tjetër prej postimit në Instagram të bërë nga vetë Atdheu.

ShowBiz

19/05/2022 23:26

Gjatë programit në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ai sqaroi se ishte i lidhur dhe se postimi nuk ishte aspak për Bora Zemanin.

Madje nënvizoi se nëse lajmet që qarkullojnë janë të vërteta, del ajo që ai ka thënë më herë për një ribashkim të tyre.

“Bëhet nami dhe e marrin për persona të tjerë. Po tash unë jam në lidhje unë me dikë tjetër, prandaj e vura një story tjetër shumë më përpara dhe mua më ka shku mesazhi aty ku dua unë. Është Instagrami im, bëj ca të dua.”

Ai shtoi se nuk ka aspak lidhje me Borën dhe Donaldin: “Unë jam i vetmi që e kam parashikuar që do ndodhë, dhe nëse janë bashkuar, është tu m’ardhë mirë. E kam dit që Beatrix është viktima”.