“E juaja është me blloku, e jona është me hi në Kuvend”, veteranët përplasen me policinë në protestë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është dashur të intervenojë në protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët kanë tentuar të hyjnë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

06/06/2022 11:31

Policia ka përdorur edhe gazlotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë tentuar që me forcë të hyjnë brenda objektit të Kuvendit, shkruan lajmi.net.

Protestuesit janë dëgjuar duke i thënë pjesëtarëve të policisë që “të bëhen gati”.

“E juaja është me blloku, e jona është me hi”, është dëgjuar njëri nga protestuesit duke i thënë pjesëtarëve të policisë.

Aktualisht protestuesit gjenden ende në oborrin e Kuvendit. /Lajmi.net/