E jashtëzakonshme: Alpinisti shpëton pas ngecjes në një çarje të thellë në Nepal (Video)

Alpinisti amerikan Dr John All ka mbijetuar pas një përvoje të tij të hidhur duke rënë në një çarje të thellë në një mal në Himalaje të Nepalit.

Bota

23/05/2014 22:05

Dr All ka filmuar përpjekjen e tij për të dalë nga vrima ku kishte rënë. Ai ia ka arritur të dalë nga aty, edhe pse me pesë brinjë të thyera dhe me një krah të thyer.

Alpinisisti 44 vjeçar nga Bowling Green, Kentucky në SHBA, bëri gjashtë orë për të shpëtuar nga vrima dhe tri orë të tjera për të shkuar zvarrë gjerë tek çadra e tij.

Ai pastaj ka dërguar mesazh tekstor ku ka kërkuar ndihmë nga shokët e tij, të cilët i kishin ardhur në ndihmë duke e nxjerrë atë me një helikopter ajror.

Ngjarje të tilla na kujtojnë skenat e filmit \’127 Hours\’, i bazuar po ashtu në ngjaje të vërtetë.