E izoluar larg familjes, Fifi emocionon të gjithë teksa ia publikon bisedën babait

Fifi ka publikuar bisedën me babanë e saj.

ShowBiz

07/04/2020 16:16

Fifi këto ditë të izolimit po qëndron në Shqipëri, ndërsa prindërit e saj po qëndrojnë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Madje, këngëtarja ditë më parë festoi edhe ditëlindjen larg tyre, ngase situata e krijuar ia pamundësoi asaj një gjë të tillë.

Se ka shumë mall për të, Fifi e tregoi edhe me postimin e fundit, ku shfaqi një pjesë të bisedës me të.

“Heroina e babit”, i shkroi babai i saj, ndërsa këngëtarja ia ktheu “Te du shume bab”.

“Edhe unë të du. Po unë ju du krejtve në një mënyrë”, janë fjalët që babait të Fifit, që emocionuan të gjithë.

Për ndryshe, “Lezet” mban titullin projekti i fundit muzikor i Fifit, në bashkëpunim me Remzie Osmanin. /Lajmi.net/