E “harron” Barcelonën, ja me kë po trajnohet Messi

Një djalosh i fotografuar duke shijuar pushimet në një plazh në Karaibe me Lionel Messin dhe fëmijët e tij është identifikuar si një 11-vjeçar nga veriu i Londrës.

Sport

22/07/2019 14:49

Pamjet dolën në fund të javës së kaluar, ku shfaqën yllin e Barcelonës duke luajtur futboll me djalin e tij Thiago, gjashtë vjeç, dhe tre fëmijë të tjerë në një plazh në Antigua.

Sot u mor vesh që djaloshi i cili po luante bashkë me Messin quhej Mackenzie O’Neill, përcjell lajmi.net.

Djaloshi shpejgoi gjithçka për të përditshmen sportive argjentinase Ole: ”Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë isha vetë dhe fillova të gjuaj topin disa metra nga ku ata ishin”.

”Babai i tij Jorge më hodhi një top dhe më pyeti nëse dëshiroja të luaja me ta dhe pastaj luajtëm futboll me Thiagon dhe Messin për 45 minuta”.

”Thiago është një lojtar fantastik për moshën e tij dhe nuk ishte i turpëruar për të luajtur. Duke luajtur me Messin ishte e pabesueshme”, përfundoi i emocionuar O’Neill.

Ndërkohë 34-vjeçari pritet që shumë shpejt t’i përfundojë pushimet dhe të rikthehet në stërvitje me Barcelonën. /Lajmi.net/