E goditi për vdekje çiklistin në Ferizaj, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e martë në Ferizaj.

Lajme
Ditën e djeshme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se deri te aksidenti kishte ardhur pasi që i dyshuari duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e kishte goditur çiklistin, shkruan lajmi.net.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga goditja me veturë, viktima ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor e më pas ishte dërguar në QKUK, ku edhe kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/