“E goditi me sëpatë në kokë disa herë”, rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen makabre në Korçë

Krimi makabër që ndodhi pak pas mesditës së sotme afër pazarit të qytetit ndodhi në  sy të dhjetra dëshmitarëve.

Lajme

28/01/2020 15:26

Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani nga fshati Pocestë, i cili punonte si shitës bananesh, ndërkohë personi që e ka goditur me sëpatë është Zamir Topi nga i njëjti fshat.

Ora News sjell dëshminë e dy prej tyre të cilat tregojnë se janë të shokuar edhe ende nuk e kanë marrë veten.

“E goditi me sëpatë në kokë disa herë. U trondita.  Sa e pashë u largova kisha frikë. U tmerrova desh më ra të fikët” thotë një djalë I cili ka qenë dëshmitar I skenës makabre.

Viktima shiste banane ndërsa autori I cili është arrestuar nuk njihej nga dëshmitarët.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pas ka ndodhur në një zonë të populluar.

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë. /oranews