E goditën në kokë me mjete të rënda, një vit burgim për të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Lajme

27/09/2020 14:51

Sipas një komunikate të gjykatës, të akuzuarit A.S dhe D.S janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, për secilin veç e veç, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Në këtë dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 07.05.2020 deri me datë 07.08.2020. Të akuzuarit A.S dhe D.S me datë 07.05.2020 pas një mosmarrëveshje paraprake, e kishin goditur të dëmtuarin V.K me mjet të rrezikshëm në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar thyerje dhe plagë në hundë dhe në kokë, ku i njëjti si pasojë e goditjeve kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I dëmtuari V.K është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Lajmi.net/