E godet me kokë në fytyrë (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin spanjoll. Kike Márquez e ka qëlluar me kokë në fytyrë Iago Aspasin, ndaj së cilit paraprakisht shkaktoi faull.

Sport

17/08/2014 22:20

Futbollisti i Cádiz, Kike Márquez nuk u mjaftua me shkaktim të faullit ndaj futbollistit të Sevillas, Iago Aspas.

Madje, ai e goditi ish futbollistin e Liverpoolit me kokë në fytyrë përpara gjyqtarit Pena Varela.

E ky i fundit, pa dyshuar fare e ndëshkoi atë me karton të kuq. Me këtë rast, Kike e rrezikon një suspendim afatgjatë.