E gjithë vëmendja në Wembley, sonte luhet finalja më e pasur në histori – 215 milionë dollarë

Pas Norwich dhe Sheffield United, sonte do të vendoset edhe skuadra e tretë që sezonin tjetër do luajë në Premierligë.

Sport

27/05/2019 11:32

Aston Villa dhe Derby zhvillojnë finalen e ‘’play-off’’ sonte në stadiumin mitik anglez ‘Wembley’.

Përveç ngjitjes në Premierligë, kjo ndeshje ka marrë vëmendje të madhe edhe për shkak se do të jetë finalja më e pasur në histori, transmeton lajmi.net.

Plot 215 milionë dollarë diskutohen në këtë takim (170 milionë sterlina), një shifër e çmendur, kur mendon se bëhet fjalë për një finalë të Championship (kategoria e dytë e futbolli anglez).

Gjithashtu, përveç që do të jetë finalja më e pasur, kjo ndeshje do të ketë vëmendje edhe për një arsye tjetër.

Kjo sfidë do të gjejë përballë dhe dy miq të vjetër, si dhe legjenda të Chelseat. Nga një krah është trajneri i Derby County, Frank Lampard, ndërsa në krahun tjetër është zëvendës/trajneri i Aston Villës, pikërisht John Terry. /Lajmi.net/