“E gjithë fëmijëria dhe problemet mu kthyen boomerang”, Arjola tregon rrugëtimin në BBV

ShowBiz

13/02/2022 12:41

Arjola u eleminua të premten, kështu duke i dhënë fund synimit për të fituar çmimin e madh.

E ftuar në Fan Club, pas daljes nga shtëpia ajo ka sqaruar shumë për këtë rrugëtim, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar për shumë momente stresuese me të cilat ajo është përballur brenda shtëpisë.

Madje ajo tha se e gjithë fëmijëria, problemet jetësore i kishin ardhur ‘boomerang’ brenda shtëpisë së BBV-së.

Arjola ka rrëfyer se ka qarë shumë gjatë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë.

Edhe pse ajo mendonte se është e fortë, nuk arriti ta mbante veten./Lajmi.net/