E fitoi meçin edhe pse doli pozitiv në doping, ja për cilin boksier bëhet fjalë

Dillian Whyte thuhet se ka dalë pozitiv në testet e dopingut për një substancë të ndaluar - por promotori Eddie Hearn goditi përsëri, duke thënë se ai ishte 'i pastërt për të luftuar me Oscar Rivas'.

Sport

25/07/2019 09:14

Britaniku i peshave të rënda u testua nga UK Anti-Doping, para fitores së tij mbi kolumbianin fundjavën e kaluar.

Whyte fitoi me vendim unanim në O2 Arena më 20 korrik, duke pretenduar titullin e përkohshëm WBC të peshave të rënda, transmeton lajmi.net.

Rezultati pozitiv i testit besohet të jetë raportuar në kampin e Whyte dhe në Bordin e Kontrollit Britanik të Boksit para luftës, por BBBC lejoi që ajo të vazhdojë, raporton Boxing Scene.

Whyte ka të drejtë të ankohet kundër vendimit, por BBBC nuk ka vënë sanksione.

Promoteri Eddie Hearn tha se të dy boksierët kanë qenë të pastërt, për atë edhe meçi u zhvillua.

Kujtojmë se Whyte në vitin 2012 u dënua me dy vite ndalesë, pasi konsumoi një substancë të ndaluar. /Lajmi.net/