E filmoi vajzën e tij prej lindjes deri në moshën 14 vjeçare, rezultatet dolën emocionuese

Një regjisor holandez e bëri një film të shkurtër të së bijës së tij, që nga lindja e saj e deri në moshën 14 vjeçare. Rezultatet e këtij filmi të shkurtër janë emocionuese.

Fun

12/11/2014 15:57

Në këtë film të shkurtër, regjisori holandez Frans Hofmeester bëri një kronikë me video të rritjes së vajzës së tij Lotte-së, që nga lindja e deri në moshën 14 vjeçare.

Ai i bëri këto incizime çdo javë përderisa ajo u rrit, dhe më pas i bashkoi në një video 4 minutëshe, transmeton Lajmi.net.

Rezultati përfundimtar i videos është emocionues, që tregon se sa shpejtë kalon jeta, duke filmuar kështu jetën që nga fazat e hershme të saj e deri në një periudhë pas 14 vjetëve.

Shikojeni videon dhe shpërndajeni me miqtë tuaj: