E dyta herë që i ndodh – futbollisti i Ligue 1 arrestohet pasi masturboi në publik

Vazhdon të turpërohet futbollisti i Ligue 1, i skuadrës së Angers, Farid El Melali.

Sport

09/07/2020 19:45

Farid El Melali është arrestuar për herë të dytë, me dyshimin se ka masturbuar në zona publike, transmeton lajmi.net.

Është e njëjta arsye që e sheh të arrestuar lojtarin për herë të dytë gjatë këtij viti.

Hera e parë që lojtari ishte arrestuar nga autoritetet franceze ishte gjatë muajit maj të këtij viti, pasi një komshinje e tij kishte raportuar atë.

El Melali, 23 vjeç, asokohe kërkonte falje, por veprimin e tij e ka përsëritur.

Lojtari do të dali para gjykatës më 25 gusht. Ai mund të përballet me një vit burgim ose 13 mijë funte gjobë. /Lajmi.net/