E drejta për zgjedhjen e Kryeparlamentarit nuk transferohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pretendon se e drejta për nominimin e Kryeparlametarit do ti ipet bllokut opozitar nëse PDK dështon të sigurojë votat. Por, dispozitat ligjore nuk e lejojnë transferimin e kësaj të drejte.

Lajme

26/08/2014 23:28

Menjëherë pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth ankesës së PDK-së ndaj zgjedhjes së kontestuar të Isa Mustafës në krye të Kuvendit erdh edhe reagimi i bllokut opozitar.

Në një prononcim, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri një interpretim ndryshe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke aluduar që me dështimin e PDK-së për të zgjedhur Kryeparlamentarin do të përmbyllet e drejta e saj dhe më pas duhet ti ofrohet mundësia bllokut opozitar, e cila predenton që ka numrat për të zgjedhur Isa Mustafën.

Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë në interpretimin e Kushtetutës dhe Rregullorës së Kuvendit. Në ansnjë pikë të shpjegimeve të vendimit nuk parashihet transferimi i së drejtës nga grupi më i madh parlamentar, që sipas Gjykatës Kushtetuese është PDK-ja, në ndonjë grup tjetër parlamentar.

Pika 106 e vendimit të Gjykatës i thotë se “nenet (…) 64 (1) dhe 67 (2) të Kushtetutës janë baze juridike për strukturimin dhe konstituimin e Kuvendit dhe Kreu III i Rregullores së punës të Kuvendit shërben si mjet dhe si mekanizëm procedural për implementimin e këtyre dispozitave kushtetuese.” 

Por, Kreu III i Rregullores nuk e parasheh transferimin e të dretjës në ndonjë parti, koalicion apo grup parlamentar tjetër.

(Lajmi.net)