“E doja muzikën që kur isha 8 vjeç”, Labi me fjalë emocionuese pasi publikoi këngën e re

Labi ka diçka për të thënë pas lansimit të këngës së re.

ShowBiz

28/02/2020 17:01

Labinot Tahiri sot publikoi këngën e re “Gabove”, në bashkëpunim me Skerdin, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të këtij projekti, Labi shfrytëzoi rastin që përmes një statusi të gjatë të falënderojë fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai përmend faktin që dashurinë për muzikën e kishte që kur ishte 8 vjeç, ndërsa mbështetjen e mor nga publiku.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

Dashuria për këngën ishte që nga mosha 8 vjeq, por dashuria respekti dhe modestiq ime për njerëzit e kësaj tokë nuk më munguan kurrë.
Publik i dashur një gjë dua të ua them:
Karriera ime erdhi nga Zoti dhe ju, dhe as njëherë dhe as tani nuk ka rëndësi më shumë se sa ju.
Unê ju kam parë juve në shumë vende të tubuar sa herë që kam kënduar me mijera, qindramijera në kohët kur ju nuk më keni parë nëpër IPHONA, INSTAGRAMA, e FACEBOKA sepse nuk kishte.
Tani ju më shihni me miliona ka do që jeni, dhe gjithmonë mbajeni mend se unë nuk ndryshoj dhe jam ai që jam me ju së bashku edhe në ditét e vêshtira.
Këto fjalë i shkrova përshkak modestisë sime dhe kur unë po e shoh tërë këtë përkrahje ndaj meje!
Andaj ky quhet EMOCION si në ditêt e para?????? Zoti ju bekoftë?❤️? Me dashuri, mirësi dhe respekt!
Labi FKSH”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B9HZdWeB6hJ/