A e dini pse u pushtua Stadiumi Stade De France nga fluturat? (Video)
Përgatitjet për finalen e Kampionatit Evropian 2016 këtë herë organizatorëve u morën më shumë kohë.

Fun
E gjitha kjo pasi stadiumi Stade De France u pushtua nga një numër i madh i fluturave.
Që çdo gjë të ishte perfekte organizatorët filluan të marrin masat e duhura, por për shkak të numrit të madh të insekteve ishte e pamundur të largohen të gjitha.
Por, tashmë është mësuar edhe arsyeja pse ka ndodhur ky fenomen i pazakontë para një ndeshje.
E gjitha kjo besohet se ka ndodhur pasi dritat e stadiumit ishin lënë ndezur gjatë gjithë natës dhe kjo i ka tërhequr fluturat.
