E diela shfaq dy ndeshje nga Superliga e Kosovës: Flamurtari pret Dukagjinin, Vushtrria luan në Ferizaj

Dita e dielë do të na shfaq dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

Sport

15/09/2019 09:59

Sot do të marrë fund edhe xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll, raporton lajmi.net.

Ferizaj do të jetë nikoqir i skuadrës së Vushtrrisë, skuadër kjo e cila është promovuar këtë edicion në Superligë.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00. Vendasit shihen favoritët në letër për tri pikët e këtij takimi.

Ndeshje interesante luhet edhe në kryeqytet, ku Dukagjini viziton skuadrën e Flamurtarit, raporton lajmi.net.

Edhe kjo ndeshje luhet në orarin e njëjtë. Vendasit pritet të marrin tri pikët para tifozëve të tyre, me Dukagjinin që duket sikur akoma nuk është adoptuar me futbollin e Superligës. /Lajmi.net/