E dhimbshme/ Dëgjohen të qarat në momentin kur rusët qëllojnë pranë një shtëpie

Një avion luftarak rus ka qëlluar pranë një shtëpie me civilë në Ukrainë.

Bota

24/02/2022 15:58

Sulmet e sotme të Rusisë kanë lënë shumë persona të vdekur, ndërsa situata vazhdon të jetë tejet e tensionuar.

Në një video të publikuar së fundi në Twitter dëgjohet një fëmijë i cili qan nga zhurma e shpërthimeve ruse.

Ndërsa, familjarët vrapojnë drejt dyerve për të dalë nga shtëpia.

Duhet përkujtuar që reagime të shumta ka patur në drejtim të Rusisë për këto shpërthime, duke kërkuar që të ndalojnë derisa shumë qytetarë ukrainas veçse janë duke u larguar nga vendi i tyre./Lajmi.net/