E dhimbshme: Arta Bajrami me një zë drithërues tregon që dy fëmijët e saj janë me autizëm

Këngëtarja Arta Bajrami në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’ ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale. Arta më rrëfimin e treguar ka prekur zemrat e të gjithëve, shkruan lajmi.net Ajo ka treguar që ka katër fëmijë, por dy prej tyre janë të diagnostikuar me spektrin e autizmit. “Dua të tregoj një të vërtetë,…

ShowBiz

23/05/2024 14:30

Këngëtarja Arta Bajrami në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’ ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale.

Arta më rrëfimin e treguar ka prekur zemrat e të gjithëve, shkruan lajmi.net

Ajo ka treguar që ka katër fëmijë, por dy prej tyre janë të diagnostikuar me spektrin e autizmit.

“Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, ka thënë këngëtarja.

Artistja më këtë deklaratë ka treguar një anë të fortë të një nënë që kujdeset për dy fëmijët e saj me autizëm.

Me tej ajo ka shtuar që vajza dhe djali i saj janë duke u trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë.

“Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tash Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm me fol nuk munden ende, janë jo verbale”, është shprehur Arta./Lajmi.net/