Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

E dashura e re e Brad Pitt ‘thumbon’ Angelina Jolien, pas pretendimeve për tensione në raportin e tyre

19:04 | 16 Shtator 2020

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski, 27 vjeçe ka ndarë një citim me mesazh të fshehtë, mes pretendimeve për tensione të përshkallëzuara të aktorit dhe ish-gruas së tij, Angelina Jolie.

E dashura e Brad Pitt Nicole Poturalski postoi një citim të fshehtë në Instagram të martën në mbrëmje, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modelja mahnitëse, 27 vjeçe, postoi në rrjete sociale një foto, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë portokalli.

Mbishkrimi që ia la fotos ishte “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, duke ia shtuar edhe një emoji në formë zemre.

Kjo vjen pasi u pohua javën e kaluar se ‘tensionet ishin përshkallëzuar’ midis Brad, 56 vjeç dhe ish-gruas Angelina Jolie, 45 vjeçe dhe se terapia familjare nuk po ndodhte më.

Në fotografinë mahnitëse të Nicole në Instagram, të ndarë me 210 mijë ndjekësit e saj, modelja shfaqi figurën trupore.

Ajo kishte vendosur në fytyrë një palë syze dielli ngjyrë kafeje me stil të viteve ’90 dhe një çantë bezhë.

Besohet se dyshja janë në lidhje prej një viti, pasi ata morën pjesë edhe në performancën e operës  Nebuchadnezzar të Kanye West në Hollywood Bowl në nëntor 2019.

Vetëm muajin e kaluar, Brad dhe Nicole u panë në jug të Francës me një avion privat ku vizituan Château Miraval.

Udhëtimi përkoi me atë që do të kishte qenë përvjetori i gjashtë i martesës së tij dhe Angelinës, ata u martuan në Château më 24 gusht 2014.

Vizita thuhet se e zemëroi Angelinën, madje u tha se marrëdhëniet mes ish-çiftit ishin përkeqësuar dhe më nuk janë duke u angazhuar në terapi familjare. /Lajmi.net/