E dashura e Brad Pitt, Nicole Poturalski shihet së bashku me bashkëshortin 68 vjeçar
Duket se e dashura e Brad Pitt, modelja Nicole Poturalski është e martuar dhe ka një fëmijë me bashkëshortin.

ShowBiz
Në mediat rozë u komentua modelja e njohur gjermane Nicole Potularski për lidhjen me aktorin e njohur botëror Brad Pitt, shkruan Daily Mail.
Ai vështirë se është burri i parë që zbulon se gruas së tij i pëlqen Brad Pitt por Roland Mary mund të jetë burri i parë që i jep bekimin e tij një lidhje me yllin e Hollywood-it, transmeton lajmi.net.
Së fundmi ajo është shfaqur në një darkë në Berlin, së bashku me partnerin e saj me të cilin edhe nuk ishin parë që një kohë të gjatë.
Ata janë parë duke dalë nga restoranti, vend të cilin e posedon 68 vjeçari.
Nicole është parë e veshur në mënyrë të thjeshtë, teksa shihej duke biseduar me një grup të miqve.
Kjo është hera e parë që bukuroshja brune shihet me bashkëshortin, që kur u aludua për lidhjen e saj me Brad Pitt. /Lajmi.net/