E çuditshme: Skuadra e Superligës luajti dje me tre kapitenë gjatë një ndeshje
Lirisë i ka ndodhur diçka e pabesueshme dje në udhëtimin në Gjakovë, ku u mposht nga Vëllaznimi.

Sport
Gjatë 90 minutave, skuadra prizrenase ka pasur tre kapitenë të ndryshëm, përcjellë Gazeta Olle.
Ndeshjen me shiritin e kapitenit e nisi Meriton Korenica, ndërsa pas lëndimit të tij e mori Mustafa.
Ky i fundit më vonë u zëvendësua dhe ia dorëzoi shiritin e kapitenit Memajt.
Ndryshe, “freskia” e kapitenëve gjatë gjithë kohës nuk iu bëri punë bardhezinjve, që dolën kokëulur nga Gjakova.
Vëllaznimi e fitoi derbin e madh të Rrafshit të Dukagjinit me rezultat minimal 1:0, falë golit të Albutrint Morinës.