Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

E çuditshme: Meçi Joshua – Pulev mund të organizohet në një barkë

23:53 | 14 Korrik 2020

Mbrojtja e detyrueshme e titujve nga Anthony Joshua kundër Kubrat Pulev mund të organizohet në një vend të çuditshëm, si një barkë apo kështjellë, sipas promovuesit Eddie Hearn.

Kampioni i peshave të rënda duhej të ndeshjes me boksierin bullgar në muajin prill në stadiumin e Tottenham, para se pandemia koronavirus të prishte gjithçka, dhe tani të dy palët po kërkojnë një vend alternativ.

Joshua luftoi për herë të fundit në dhjetor kur mundi Andy Ruiz Jr në rimeçin e tyre të Arabisë Saudite.

Kufizimet e vendosura shkaku i koronavirusit e bëjnë organizimin edhe më të vështirë, madje mund të duhet të organizohet jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me një numër të kufizuar të tifozëve.

“Idetë tjera që kemi janë 1,000 tifozë diku në vend të çuditshëm. Ne po flasim për kështjella, hotele, ndoshta edhe barka”./Lajmi.net/