E çuditshme! Lind një qen i gjelbër në Itali

Të gjithë këlyshët tjerë lindën të bardhë sikur e ëma, përpos Pistacchio, qenushit të gjelbër.

Fun

25/10/2020 18:29

Cristian Mallocci, një fermer delesh, ishte mësuar me delet e zeza që lindin herë pas here, por asgjë nuk e përgatiti atë per një qenush të gjelbër, shkruan “CNN”.

Para disa ditësh, qenushja e Mallocci-t lindi pesë këlysh, të cilët do të jepen për adoptim të gjithë përveç Pistacchio-s, sepse ai beson se do i sjelli fat, transmeton lajmi.net.

Fenomeni mendohet se ndodhë kur këlyshët me ngjyrë të çelët vijnë në kontakt me biliverdin, një pigment jeshil që gjendet në kanalin biliarë.

Ky fenomen është shumë i rrallë, por jo i pazakontë.

Zakonisht këlyshi më i dobët e mbartë këtë dukuri. /Lajmi.net/