E çuditshme: I dënuari me burgim pjesë e listës së VV-së

Mbrëmë janë zyrtarizuar listët e kandidatëve për deputet, për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje figuron edhe emri i një personi të dënuar me burgim, transmeton lajmi.net. Bëhet fjalë për ish-deputetin, Egzon Azemi. Ai e ka numrin 57-të në listën e VV-së. Për çka është i dënuar Egzon Azemi? Egzon Azemi, Arlind…

Lajme

13/05/2026 09:18

Mbrëmë janë zyrtarizuar listët e kandidatëve për deputet, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje figuron edhe emri i një personi të dënuar me burgim, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për ish-deputetin, Egzon Azemi. Ai e ka numrin 57-të në listën e VV-së.

Për çka është i dënuar Egzon Azemi?

Egzon Azemi, Arlind Manxhuka, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, të akuzuar për kanosje dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes, janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 14.04.2026.

Që të katër akuzohen se kanë kanosur, nxitur urrejtje dhe përçarje ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorit Afrim Shefkiu, që ishin të angazhuar në rastin e Dejan Pantiqit.

Kjo pasi Mentor Bajraktari si gjyqtar i procedurës paraprake dhe prokurori Shefkiu kishin ndërmarrë veprim për ndryshim të masës së paraburgimit në rastin ku i dyshuari për sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut ishte Dejan Pantiq.

Egzon Azemi, Arlind Manxhuka, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, të akuzuar për kanosje dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes, janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës sot më 14.04.2026.Që të katër akuzohen se kanë kanosur, nxitur urrejtje dhe përçarje ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorit Afrim Shefkiu, që ishin të angazhuar në rastin e Dejan Pantiqit.Kjo pasi Mentor Bajraktari si gjyqtar i procedurës paraprake dhe prokurori Shefkiu kishin ndërmarrë veprim për ndryshim të masës së paraburgimit në rastin ku i dyshuari për sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut ishte Dejan Pantiq.

Azemi është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim. Palët janë ankuar për këtë vendim dhe pas vlerësimit të ankesës, mbetet të merret vendimi final./lajmi.net/