E çuditshme: Booker nuk zgjedhet as në rezervat e ‘All Star’ – këto janë statistikat e tij

Një befasi e madhe ka ndodhur në përzgjedhjen e lojtarëve për ‘All Star Game’.

Sport

31/01/2020 22:45

Me votat e numëruara në total, janë mësuar të gjithë lojtarët që do të jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje, anash atyre startues.

Ajo që tërhoqi vëmendje të madhe, ishte mungesa e Devin Booker në këtë listë. Booker nuk është përzgjedhur për ndeshjen ‘All Star’, përcjell lajmi.net.

Booker është lojtari i vetëm në histori të NBA që ka arritur mesatare prej 27 pikëve për ndeshje, 6 asistimeve për ndeshje, në saktësi +50 %.

Michael Jordan, LeBron James, Larry Bird, Stephen Curry dhe Oscar Robertson janë basketbollistët e vetëm që kanë arritur një gjë të tillë.

Këtë edicion, Booker ka regjistruar 27.1 pikë për ndeshje, 6.4 asistime, në 51% saktësi nga loja e hapur. Kjo konsiderohet si një nga ‘padrejtsitë’ më të mëdha në vitet e fundit, në përzgjedhjen e ‘All Star’. /Lajmi.net/