E bujshme! Zbulohet personi që porositi vrasjen e Devi Kasmit nga killeri grek

Zbulohen të tjera detaje për ekzekutimin e tipit mafioz Devi Kasmit, disa ditë më parë në Tiranë. ABC News ka mësuar se personi dyshuar që ka porositur vrasjen e 42-vjecarit Kasmit, është një i burgosur në shteti grek, i cili është një emër i njohur i narko trafikut, por për arsye hetimi, emri nuk publikohet.

Lajme

07/02/2018 16:34

Policia Shqiptare i kërkon palës greke, informacion lidhur me një të burgosur Shqiptarë, i prangosur një vit më parë me disa kilogram kokainë në jug të shtetit helen, pasi dyshohet se mund të jetë ai personi që kishte porositur edhe ekzekutimin e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë.

ABC News e disponon emrin të dyshuarit, por për arsye të hetimit ka vendosur të mos e bëjë të ditur për publikun emrin e tij.

Ndërkohë bëhet e ditur nga hetimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit, se personi i dyshuar ka pasur miqësi në tregun e kokainës me Domart Konjarin. Emir i këtij të fundit doli menjëherë në skenë nga policia e kryeqytetit pas vrasjes së tipit mafioz të Devi Kasmit. Ish- punonjësi policisë greke Efthymiou Efthymious, sipas grupit hetimor ishte porositur nga brenda burgut nga shtatasi me origjinë shqiptare për të kryer atentatin ndaj 42-vjeçarit Kasmi. Njohja ndërmjet ekzekutorit grek së bashku me shtetasin shqiptar një emër i njohur i botës së narkotrafikut, kishte ndodhur gjatë kohës kur të dy këta kanë qenë në paraburgimin e shtetasit fqinj.

Për ngjarjen e rëndë, policia e Tiranës, prangosi më datë 2 shkurt katër shtetas, ndërmjet tyre edhe personi që dyshohet se kreu vrasjen Efthymiou Efthymious. Por personi që vuri në zbatim planin në vendin tonë, Aurel Hoxhallari vijon të jetë në kërkim. Në banesën e Hoxhallarit policia gjeti arsenal të vërtetë armës, duke filluar nga snajper, automatik, mina me telekomandë e deri te raketa-hedhëse