E besueshme ose jo, fshati italian Borgo do të shitet për 28 milionë dollarë

Nëse nuk e dini cilën shtëpi ta zgjidhni, apo iu duhet vilë e madhe me oborr të madh dhe hapësirë të gjerë rreth saj, pse nuk e blini gjithë fshatin. Tingëllon si rrëfim filmi por Borgo së shpejti do të shitet dhe do të ketë pronarin e ri.

Bota

22/02/2015 16:42

Fshati Borgo gjendet në Italinë Qendrore. 35 kilometra larg Spalatit dhe 72 kilometra larg Perugias. Ky vend është vërtetë i pabesueshëm dhe me ndihmën e tij do të ktheheni në të kaluarën.

Fshati është plotësisht i restauruar dhe i modernizuar vetëm pret pronarët e saj të rinj.

Pamja e fshatit është lidhja e tij më e fortë. Shtëpitë një katëshe të vogla, rrugët e dhe pamja e bukur e bëjnë Borgon vend të ëndrrave.

Fakti i thjeshtë që ju mund të jetoni në një pjesë të kaluarës tingëllon e pabesueshme.

Në fshat gjenden 60 shtëpi të veçanta dhe ekziston edhe kisha e vjetër që tregon pamjet autentike. (KosovaPress)