E bëri “fet” në Kosovë, Lista Guxo hap degën në Gjermani

Lista Guxo nuk është se ka regjistruar ndonjë rritje që do t’ia vlente të përmendej, përveç faktit të ngritjes së numrit të kryetarëve, gjë kjo e kontestuar e që pritet të zgjidhet. Gjithsesi, në sondazhet e fundit të publikuara muaj më parë, kishte më pak përqindje të votuesve (1.8) sesa kryetarë (2), shkruan lajmi.net. Por,…

Lajme

25/03/2023 22:32

Lista Guxo nuk është se ka regjistruar ndonjë rritje që do t’ia vlente të përmendej, përveç faktit të ngritjes së numrit të kryetarëve, gjë kjo e kontestuar e që pritet të zgjidhet.

Gjithsesi, në sondazhet e fundit të publikuara muaj më parë, kishte më pak përqindje të votuesve (1.8) sesa kryetarë (2), shkruan lajmi.net.

Por, kjo duket të mos e pengojë partinë dhe krerët e saj. Donika Gërvalla me disa prej bashkëpunëtorëve, po qëndron në Gjermani.

Atje, tashmë kanë themeluar edhe degën e partisë GUXO. Kështu ka bërë të ditur i apostrofuari mediatik, por jo i emëruari në postin e ministrit të Shëndetësisë, Haxhi Avdyli.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai publikoi fotografi nga kjo konventë partie.