E bënë për spital, duke menduar se vallëzoi me të dashurën e tij (Video)

Në një klub nate, një person është lënë në gjendje kome, pasi u godit nga një djalë i cili gabimisht krijoi përshtypjen se i njëjti po vallëzonte me ta dashurën e tij.

Fun

14/10/2015 16:48

Në pamjet e filmuara shihet se si Maxwell Banbury gjuajti për toke Andrew Mason duke e lënë në koma, e që më pas të kthehej për të përfunduar pijen e lënë në gjysmë.

Andrew Mason, 29 vjeçar, shihet duke ecur në qendër të klubit të natës, përderisa sekonda më vonë, 19 vjeçari Maxell Banbury, i drejtohet Masonit duke e goditur në fytyrë dhe më pas kthehet në tavolinën ku ishte për të përfunduar pijen dhe më pastaj largohet nga klubi, shkruan TheMirror.

Ai e la Masonin në gjendje kome për dhjetë ditë duke ia thyer kafkën. Javën e kaluar ai pranoi para Gjykatës për veprimin e bërë. Gjykata tha se sulmi ndodhi në mars të vitit 2015, kur ai gabimisht mendoi se tjetri po vallëzonte me të dashurën e tij, transmeton lajmi.net.

Ai u burgos për 16 muaj, me dënimin me kusht për dy vjet, dhe të kryejë 200 orë shërbime pa pagësë për komunitetin, ndërsa u urdhërua për të paguar  1,000 funta për  kompensim.

YouTube player