E bën Pablo Escobarin, dyshohet se lojtari i Kombëtares së Holandës bëri import të kokainës me vlerë 75 milionë euro

Një lajm tejet interesant është publikuar nga mediumi holandez, NOS, që ka vëmendjen e plotë te futbollisti i Kombëtares së Holandez, Quincy Promes. Sipas këtij mediumi, ish-lojari i Ajaxit po ndiqet penalisht për importimin e më shumë se 1300 kilogramëve kokainë, shkruan Lajmi.net Vlera e këtij importimi të kokainës shkon deri në 75 milionë euro…

Sport

30/05/2023 19:18

Një lajm tejet interesant është publikuar nga mediumi holandez, NOS, që ka vëmendjen e plotë te futbollisti i Kombëtares së Holandez, Quincy Promes.

Sipas këtij mediumi, ish-lojari i Ajaxit po ndiqet penalisht për importimin e më shumë se 1300 kilogramëve kokainë, shkruan Lajmi.net

Vlera e këtij importimi të kokainës shkon deri në 75 milionë euro dhe dyshohet se ndodhi në Belgjikë gjatë vitit 2020.

31-vjeçari momentalisht është duke luajtur në Rusi, te skuadra e Spartak Moscow. Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur 26 ndeshje, ka shënuar 20 gola dhe ka bërë shtatë asiste./Lajmi.net/