E ardhmja e Odegaard – Arsenali ka një plan në mendje

Klubi i Arsenalit po mendon që të transferojë përfundimisht lojtarin Martin Odegaard në "Emirates Stadium".

Sport

07/04/2021 18:16

Mirëpo, Topçinjtë nuk kanë mundësinë ta bëjnë marrëveshjen e Odegaard të përhershme, Norvegjezi do kthehet në Real Madrid, transmeton lajmi.net.

E ardhmja afatgjatë e Martin Odegaard do të vendoset vetëm pasi të mbarojë sezoni 2020/21, sipas Fabrizio Romano.

Kontrata e huazimit të norvegjezit në Arsenal nuk ka një mundësi blerjeje, që do të thotë se mesfushori do të kthehet në Real Madrid në qershor.

Ndërsa Topçinjtë do të përpiqen ta mbajnë 22-vjeçarin për të paktën një sezon tjetër, vendimi përfundimtar do të varet nga gjigantët e La Liga në fund të këtij edicioni.

Një takim midis dy klubeve do të mbahet brenda disa muajsh për të biseduar gjërat, dhe rezultati do të varet nga ajo që thotë Zinedine Zidane – dhe nëse ai është ende menaxher i Madridit deri atëherë./Lajmi.net/