E ardhmja e De Gea me Man Utd akoma e paqartë

Portieri spanjoll, David de Gea, nuk e ka akoma të qartë të ardhmen e tij me skuadrën e Manchester United.

Sport

24/05/2019 16:31

Man United nuk janë afruar fare me zgjidhjen e ‘problemit’ me De Gea, me portierin i cili akoma po refuzon të nënshkruaj një kontratë të re, raporton ‘Sky Sports News’, transmeton lajmi.net.

Spanjollit i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe mund të nënshkruaj një para kontratë me secilën skuadër që do, gjatë janarit.

De Gea me shumë gjasë nuk do të pranojë që paga e tij të gjysmohet pas dështimit për kualifikimin në LK.

Mbetet të shihet se si skuadra angleze dhe portieri do të arrijnë të merren vesh për të ardhmen. /Lajmi.net/