E ardhmja e Coman e pasigurt, Bayern Munich i bashkohet garës për Dembelen

Bayern Munich është skuadra më e fundit e interesuar për nënshkrimin me yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sport

06/01/2022 10:41

Dembele vazhdon të jetë në bisedime me Barcelonën për kontratën e re, por gjithashtu është i lirë të nënshkruajë parakontratë me skuadrat jashtë Spanjës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi raportohet se dëshiron qëndrimin në “Camp Nou”, por Barcelona është duke i ofruar marrëveshje me zbritje page.

Nëse vazhdon kjo situatë, Barcelona mund ta humbas Dembelen si agjent i lirë edhe pse në vitin 2017, shpenzuan mbi 100 milionë euro për sulmuesin.

PSG ka qenë e lidhur me Dembele, por Sport raporton se Bayern Munich do e bëjë prioritet nënshkrimin me sulmuesin, në rast që Kingsley Coman largohet.

Coman ka qenë i lidhur me largimin nga “Bavarezët” dhe Dembele shihet si pasuesi adekuat./Lajmi.net/