E akuzoi për “shpifje”, Mehmetaj-Muratit: Pas Faton Pecit, ti e ke radhën me u hetu
Pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit. Mehmetaj mohoi akuzat e Muratit, duke e quajtur këtë të fundit “gënjeshtar” dhe “sherbetor të Martin Berishajt”. Mehmetaj sqaroi se vetë e ka publikuar më herët faktin që Blirind Danjolli ka…

Lajme
Pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Mehmetaj mohoi akuzat e Muratit, duke e quajtur këtë të fundit “gënjeshtar” dhe “sherbetor të Martin Berishajt”.
Mehmetaj sqaroi se vetë e ka publikuar më herët faktin që Blirind Danjolli ka qenë këshilltar i Muratit deri në janar të këtij viti, duke bashkëngjitur edhe një fotografi si provë.
Gazetari gjithashtu hedh poshtë pretendimin e Muratit për dorëzimin e padisë të shtunën, duke theksuar se procedurat ligjore nuk lejojnë një hap të tillë pa kaluar fillimisht përmes kërkesës për demant dhe kërkimfalje.
“Qysh e paske dorëzu padinë të shtunën? Po ashtu, sipas ligjit, para padisë është hapi i kërkesës për kërkim falje dhe largim të lajmit, e veç nëse nuk ndodh ajo, atëherë shkohet me padi.
Qysh po e rren popullin kështu bre hajn. Përndryshe, mirëseerdhe. Pas Faton Pecit, ti e ke radhën me u hetu.” – shkroi ndër të tjera Mehmetaj.