E 20-ta me radhë, nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Nesër (e premte) në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e 20-të me radhë e konstituimit të Kosovës. Seanca do të filloj nga ora 11:00. Seanca paraprake është mbajtur dje nga ora 11:00 por ka përfunduar pa rezultat, shkruan lajmi.net. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bllokuar pasi që propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për…

Lajme

22/05/2025 10:48

Nesër (e premte) në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e 20-të me radhë e konstituimit të Kosovës.

Seanca do të filloj nga ora 11:00.

Seanca paraprake është mbajtur dje nga ora 11:00 por ka përfunduar pa rezultat, shkruan lajmi.net.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bllokuar pasi që propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendare, Albulena Haxhiu nuk po merr 61 votat e nevojshme.

Tash e 10 seanca po tentohet të votohet për komisionin për votim të fshehtë, por që nga opozita nuk po votohet as kjo.

Sipas opozitës, ndryshimi i formës së votimit në mes të procesit të konstituimit të Kuvendit është antikushtetuese, prandaj edhe nuk po marrin pjesë fare në votim.

Kjo është kundërshtuar shumë nga pozita të cilët konsiderojnë se mospjesëmarrja në votim është gjithashtu antikushtetuese.

Në konstituimin e Kuvendit nuk ka ndihmuar as takimi i krerëve të liderëve të partive me Presidenten Vjosa Osmani e as kërkesa e ndërkombëtarëve për konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit.

Shpresa e radhës mbetet nesër, por nuk pritet të ketë ndonjë rezultat. /Lajmi.net/