Dzeko vazhdon me Cityn
Edin Dzeko do ta vazhdojë karrierën në Manchester City. Sulmuesi boshnjak e ka vazhduar kontratën për katër vjet, ndërsa do të qëndrojë në Etihad Stadium deri në vitin 2018.

Sport
Manchester City – Edin Dzeko, përgjithmonë bashkë. Sulmuesi boshnjak e ka vazhduar kontratën me klubin anglez deri në vitin 2018.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes uebfaqes së vetë zyrtare, duke specifikuar se ish futbollisti i Wolfsburgut do të jetë pjesë e Citizens edhe katër vjet.
Dzeko luajti rol të rëndësishëm në sukseset e Cityt në vitet e fundit. Sezonin e fundit ai ishte sulmuesi i fundit, por e shfrytëzoi për mrekulli mundësinë që iu dha.