Dzeko te Roma për tituj

Edin Dzeko sot edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin te skuadra e Romës.

Sport

12/08/2015 20:21

Sulmuesi boshnjak ka deklaruar se u transferua te skuadra italiane për të fituar tituj.

”Erdha këtu për të fituar tituj me Romën”

”Shpresoj se do të fitojmë shumë tituj, por së pari duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë. Mund të premtoj vetëm se do të jap maksimumin tim për çdo ndeshje”, tha Dzeko.