Dzeko qeshet me Man Utd-in (Foto)

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko ka qeshur me humbjen e thellë të rivalit të qytetit Manchester United nga MK Dons që i eliminoi në rrethin e dytë të Capital One Cup.

Sport

27/08/2014 00:27

Skuadrat nga Manchesteri ndajnë një rivalitet të ashpër. Andaj, kjo e arsyeton veprimin e Edin Dzekos.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka bërë një postim “hahahaha” në rrjetin e tij social Twitter pikërisht pak para përfundimit të ndeshjes mes MK Dons dhe Manchester Unitedit.

Skuadra nga liga e tretë angleze e befasoi gjigantin nga Old Trafford duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0 dhe e eliminoi në rrthin e dytë të Capital One Cup. Kjo e bëri të qeshet Dzekon, në ngacmim të qartë për Unitedin.