Dzeko po rikthehet në Premierligë

Edin Dzeko po përgatitet që të rikthehet në Premierligë.

Merkato

09/04/2019 10:53

Edin Dzeko në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt, gjersa aktualisht luan te Roma.

Sulmuesi boshnjak pritet që të largohet nga skuadra italiane gjatë afatit kalimtar veror, përcjell lajmi.net.

West Ham ka filluar negociatat me Dzekon, gjersa i ka ofruar pagë prej 165 mijë funte në javë.

Boshnjaku me shumë gjasë do ta pranojë ofertën e skuadrës londineze, duke ditur se po shkon drejt përfundimit të karrierës.

Dezko në këtë sezon ka shënuar 12 gola në 33 paraqitje për Romën. /Lajmi.net/