Dzeko për zëvendësimin e Lukakut: Nuk ndjejë presion

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko thotë se nuk ndjen presion që është zëvendësuesi i Romelu Lukakut.

Sport

15/09/2021 14:39

Qendërsulmuesi boshnjak kaloi te “Neurazzurët” pas gjashtë viteve te Roma duke zhvilluar 260 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Lukaku ka folur për ndeshjen ndaj Real Madridit, Lautaro Martinezin, Romën, Interin, Simeone Inzaghin dhe Lukakun.

“Lojtarët e mirë gjithmonë luajnë se bashku dhe kalova shumë kohë të mirë me Agueron në Angli. Siç bëri ai me mua”.

“Nëse unë dhe Lautaro bëjmë këtu çfarë bëmë atje, atëherë do jem i lumtur. Lautaro është lojtar i mirë dhe shpresojmë të bëjmë gjëra të mira se bashku”.

Dzeko shënoi 119 gola dhe kontribuoi me 55 asistime gjatë gjashtë viteve te Roma.

“Roma është vend i vështirë. Spalletti është ndër trajnerët më të mirë që kam pasur. Në stërvitjen e parë, me mori të shoh ndeshjet me Cityn dhe më tregoi ku duhej të përmirësohesha”.

“Ne punuam në disa lëvizje dhe gjuajtje. Kjo më ndihmoi për t’u bërë golashënues”.

Dzeko ka kujtesë të mirë në Ligën e Kampionëve me Romën për përmbysjen 4-1 ndaj Barcelonës.

“Ne folëm se do provojmë, por nuk e imagjinuam që ishte e mundur t’i shënojmë tre gola kundër Barcelonës pasi humbën 4-1”.

“Biseduam që të provojmë sepse tifozët ishin me ne. Goli i parë ndryshoi gjithçka sepse erdhi shumë herët. Nuk e realizuam çfarë mundësi kishim sepse Liverpool ishin të fortë, por ia dolëm mirë”.

Dzeko tutje zbuloi se ishte gati të qëndronte te Roma dhe të jepte gjithçka.

“Nuk prisja të vija sepse kisha edhe një vit te Roma. Bisedova me Mourinhon dhe i thashë që do jap gjithçka, edhe pse kishte shumë gjëra që atij nuk i pëlqenin në gjashtë muajt e fundit”.

“Por, kam shumë respekt për Mourinhon dhe Romën, që më dha shumë dhe mund të them vetëm faleminderit”.

“Pastaj kur kontrata ishte duke skaduar, Inter me kërkoi shumë dhe Roma më tha se nuk do më rinovonte kontratën”.

Dzeko erdhi si pasuesi i Lukakut, por thotë se nuk ndjen presion.

“Ai ka dhënë shumë për Interin në dy vite. Fitoi Scudetto dhe bëri gjëra të mëdha. Por, nuk ndjejë presion, mendoj vetëm për Interin dhe të ndihmojë skuadrën”.

“Mezi pres të luajë në Ligën e Kampionëve sërish. Jemi gati dhe ne nuk mund të presim”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Inter sonte (e mërkurë) do përballet me Real Madridin./Lajmi.net/