Dzeko: Inter është një klub i madh, janë kampionë të Italisë dhe kjo i thotë të gjitha

Edin Dzeko është transferuar tek klubi i Inter nga Roma, në mbrëmjen e kaluar.

Sport

15/08/2021 15:55

Të shtunën mbrëma, Edin Dzeko kishte marrë lejen për të luajtur në miqësoren kundër Dynamo Kiev edhe pse paraprakisht klubi i Inter nuk e kishte zyrtarizuar transferimin e tij nga faqja zyrtare e klubit, të cilët e bënë më vonë, transmeton lajmi.net.

Boshnjaku që në ndeshjen e parë miqësore dha sinjale se mund të bëj ende në futbollin italian pavarësisht moshës së tij, pasi shënoi një nga tre golat ne fitoren 3-0 ndaj Dinamos.

Dzeko pasi u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit, dha deklaratën e parë për media si lojtar zikaltër:

“Ndjenjat e mia janë të mira. Jam shumë i lumtur. Kjo është një mundësi e madhe për mua dhe duhet të falënderoj të gjithë menaxherët dhe Inter të cilët më kanë dhënë besim.

“Interi është një klub i madh, ata janë kampionë italianë dhe kjo i thotë të gjitha. Unë kam qenë në Itali për gjashtë vjet dhe kuptova se sa vlen ky klub. Tani mund të luaj këtu dhe jam shumë i lumtur.

“Simone Inzaghi? Ai menjëherë më tha “Jam i lumtur që nuk luajmë më kundër teje”.

“Jam i lumtur që punoj me të: ai ka bërë mirë vitet e fundit me Lazion. Kolarov? Duket se ne nuk mund të qëndrojmë të ndarë: ne ishim së bashku me City më parë, pastaj në Romë dhe tani këtu në Inter: ai është një lojtar i madh. Unë jam i lumtur që jam përsëri me të “.

“Unë sapo kam ardhur dhe duhet të njoh të gjithë shokët e mi të skuadrës. Por unë e njoh mirë Interin: ata janë një ekip i rëndësishëm me kampionë të mëdhenj. Jam i sigurt se këtë vit do të argëtohemi përsëri dhe se tifozët do të jenë i lumtur që do të na shohin në fushë. Dua t’i përshëndes të gjithë. Mund të them vetëm se do të jap gjithçka për këtë fanellë”, ka përfunduar boshnjaku. /Lajmi.net