Dzeko i thotë ‘PO’ transferimit te rivalët e Romës në Serie A

Edin Dzeko do të ndërrojë skuadër këtë verë, por do të mbetet në Serie A.

Sport

19/04/2019 14:37

Sipas CalcioMercato, sulmuesi Edin Dzeko i ka thënë ‘PO’ një transferimi te Inter gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Zikaltërit’ janë të gatshëm t’i ofrojnë deri në 4.5 milionë euro në sezon yllit boshnjak, për t’ia zgjatur qëndrimin në Serie A, kur së fundi ka arritur moshën 33 vjeçare.

Dzeko është pjesë e Romës që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Manchester City.

Ai këtë sezon ka kontribuar me tetë gola dhe tri asistime në 27 ndeshje për Romën./Lajmi.net/