Dzeko flet para derbit, zbulon se ishte afër transferimit te Juventusi

Sulmuesi boshnjak ka folur para ndeshjes me Juventusit.

Sport

22/10/2021 10:20

Interi dhe Juventusi do të përballen të dielën në derbin e xhiros së nëntë në Serie A, shkruan lajmi.net.

Para këtij duelit ka folur futbollisti i Interit, Edin Dzeko i cili në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’ ndër të tjera ka zbuluar se ishte afër transferimit të Juventusit.

“Roma hapi bisedimet me Juventusin dhe unë nuk isha fare i informuar, hyra në bisedime më vonë. Transferimi dështoi sepse Roma nuk gjeti zëvendësuesin tim”.

“Por, unë nuk shikoj nga e kaluara dhe jam i lumtur te Interi”.

Dzeko në vazhdim foli për duelin e radhës kundër Juventusit:

“Titulli nuk fitohet në tetor apo nëntor, Interi dhe Juventusin e dinë mirë këtë, megjithatë nëse humbet pikët tani bëhet e vështirë të rikuperosh në fund”.

“Unë shënova golin tim të parë në Itali kundër Giorgio Chiellinit, por është e vështirë të luash kundër tij, ai është një nga mbrojtësit më të mirë të dhjetë viteve të fundit”.

“Të dielën nuk është problem edhe nëse nuk realizojë gol, mjafton që të fitojmë”.

“Kjo skuadër e Interit është skuadra më sulmuese në të cilën kam luajtur, së bashku me Manchester Cityn e Roberto Mancinit”.

35-vjeçari foli edhe për Romelu Lukakun që kaloi te Chelsea nga Interi në afatin kalimtar të verës.

“Ai bëri gjëra të rëndësishme këtu dhe Interi duhet ta falënderojë atë”, pohoi 35-vjeçari.

“Ai solli Scudetton së bashku me Antonio Conten dhe më pas bëri zgjedhjen e tij”.

“Unë jam këtu në Inter për të fituar, por nuk është kurrë e lehtë. Sikur Interi të kishte mbajtur Conten dhe Lukakun dhe të njëjtët lojtarë të vitit të kaluar, sërish nuk do të ishte e sigurtë që do të fitonin titullin”, përfundoi Edin Dzeko. /Lajmi.net/