Dzeko barazon rekordin e fenomenit tek Interi

Interi fitoi me rezultat 2-1 si mysafir ndaj Sassuolos, duke përmbysur rezultatin pas pjesës së parë.

Sport

02/10/2021 23:31

Golat për ‘zikaltrit’ u shënuan nga Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Edin Dzeko e ka nisur mjaft mirë aventurën tek Interi, duke realizuar ndeshje pas ndeshje.

Me golin e sotëm ndaj Sassuolos, Dzeko është bërë lojtari i parë debutues që shënon së paku 6 gola pas 7 xhirove të para në Serie A për Interin, që nga fenomeni Ronaldo në sezonin 1997/98.

Boshnjaku është i përfshirë në 7 gola në 7 paraqitje të tij në Serie A, me gjashtë gola të shënuara e një asistim.