Dyshohet se policia ka arrestuar futbollistin e Prishtinës për trafikim me njerëz

Otto John dyshohet se është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajme

06/05/2022 17:48

Një shtetas nigerian është arrestuar ditën e enjte. Lajmi.net nga burimet e saja ka marrë vesh se bëhet fjalë për Otto John, sulmuesin e FC Prishtinës.

Nigeriani dyshohet se ka kryer vepër penale për ‘Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar’.

‘Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u njoftuar në raportin e Policisë.

FC Prishtina ende nuk ka dhënë ndonjë koment karshi kësaj. /Lajmi.net/